Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Freiburg-ut në Freiburg të Gjermanisë

24 Nëntor 2020
SHARE

 Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror 2020/2021 në Universitetin e Freiburgut në Freiburg të Gjermanisë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (3 bursa 4 mujore) për semestrin veror.

Bursat përfshijnë:

·        Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët;

·        Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës) deri në 275 EUR;

 

Rekomandohen studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane- BA dhe MA, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.

Nivelet e mobilitetit për studentë:

Bachelor dhe Master

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e Gjuhës dhe Letersisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë, të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA ose që tashmë kanë dhënë provime në studimet MA.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguaj në shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Certifikata e notave/Transkripta

- CV (në gjuhën gjermane)

- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit

- Një letër rekomandimi (në gjuhën gjermane)

- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane)

- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti i Filologjisë që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

- Certifikata e gjuhës gjermane  

Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B2 i gjuhës gjermane.

 Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 30 Nëntor 2020, ora 16.00.

 Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit) Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e e Freiburgut lëndë të njëjta ose të përafërta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Pasi të plotësohet dokumenti “Learning Agreement’’ te fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, përkatësisht nga Prodekanja për shkencë, por vetëm pasi të jeni konsultuar paraprakisht me shefin e departamentit përkatës.  Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Freiburgut:

https://campus.uni-freiburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1

 Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën gjermane. Dokumentet me titull "University of Freiburg Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected]  .

 Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Fakultetin e Filologjisë dhe në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.