Konkursi (niveli Master) - Listat e kandidatëve nëpër salla

31 Tetor 2020
SHARE

 Të nderuar kandidatë të paraqitur në konkursin për pranimin e studentëve të rinj në studimet postdiplomike - Master, për vitin akademik 2020/2021,

Provimi pranues, po mbahet në periudhë të rëndë për ne si institucion dhe për mbarë njerëzimin në përgjithësi.

Mbajtja e provimeve në formë fizike kërkon respektimin maksimal të masave të përcaktuara qartë nga IKSHPK-ja dhe organizatat e tjera shëndetësore.
Me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, Ju lusim t’i respektoni dhe t’u përmbaheni këtyre masave:

• Vendoseni maskën mbrojtëse, pa të cilën nuk do të lejoheni të hyni në ambientet e fakultetit, e as t’i nënshtroheni provimit;
• Dezinfektoni duart pas hyrjes dhe gjatë daljes nga salla e provimit, me preparatet të cilat do t’i gjeni të vendosura në hapësirat e sallave ku do ta mbani provimin;
• Respektojeni distancën fizike prej së paku 1.5 m nga njëri tjetri. Kandidatët do të ulen individualisht sipas renditjes një ulëse për bankë.

Poashtu, ju lusim t’u përmbaheni udhëzimeve të anëtarëve të komisioneve dhe personelit të fakultetit, nga i cili do të asistoheni në ditën e provimit pranues.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

DEKANATI


Listat e kandidatëve nëpër salla (provimi pranues)