Ambasadorja e Francës takohet me studentët e rinj të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge

20 Tetor 2020
SHARE

 Në hapësirat e Fakultetit të Filologjisë ambasadorja e Francës znj. Marie-Christine Butel u takua sot me studentët e rinj të Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge. Ajo i dëshiroi mirëseardhje studentëve në botën dhe kulturën frankofone dhe u dha mbështetje për zgjedhjen e tyre për ta studiuar gjuhën dhe kulturën frënge. Ambasadorja Butel i njoftoi studentët e rinj edhe për mundësitë e shumta për mobilitet ndërakademik me botën frankofone si dhe e theksoi edhe rëndësinë që e ka frëngjishtja në botë.
Përveç me studentët, znj. Ambasadore u takua edhe me stafin e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge si dhe me menaxhmentin e Fakultetit të Filologjisë, ku ndër tjerash biseduan edhe për mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit.