Mundësi për aplikim në programin e KAEF-it

06 Maj 2021
SHARE

Aplikimi online për vitin akademik 2022 për bursën KAEF është hapur!

Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) ofron 6 bursa të nivelit master në vit për kosovarë të talentuar, që të studiojnë në universitetet më prestigjioze në SHBA. Programi synon të fuqizojë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës me njohuritë dhe mjetet për të promovuar zhvillimin ekonomik të vendit. Pas kthimit të tyre, bursistët e KAEF-it kanë marrë pozita udhëheqëse në sektorët publikë dhe privatë të vendit, duke shërbyer si ministra, ambasadorë, politikëbërës, ndërmarrës dhe aktivistë të shoqërisë civile.  

Për më shumë informata rreth programit, aplikimit online dhe udhëzimeve, ju lutem klikoni këtu

Ndërsa për lajmërimin në media sociale, ju lutem klikoni këtu.

Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) është program i edukimit, i cili menaxhohet nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar me bazë në Uashington DC.