Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur thirrjen për mbështetje financiare të studentëve për studentët të cilët i përkasin kategorisë së personave më aftësi të kufizuara.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
1. Aplikimi në platformën elektronike SEMS : studenti.uni-pr.edu;
2. Fletë aplikacioni i cili shkarkohet pas aplikimit online në SEMS;
3. Vërtetimi për statusin e studentit, si dëshmi që ka regjistruar semestrat në vitin akademik 2022/23;
4. Dokumenti (certifikatat) e lëshuar nga institucioni i autorizuar me të cilin vërtetohet statusi i subjektit si person me aftësi të kufizuara;
5. Dokumentacioni dorëzohet tek shërbimi përkatës i studentëve (Fakulteti i Filologjisë).
Afati i aplikimit: 11.7.2023 nga ora 10:00 deri më 18.7.2023 në ora 16:00.
Informata më të hollësishme rreth aplikimit i gjeni në thirrjen e bashkëngjitur.