Njoftim lidhur me provimet diferenciale për vitin akademik 2022/23

12 Prill 2023
SHARE

Duke u bazuar në propozimet e departamenteve Këshilli i Fakultetit të Filologjisë në mbledhjen e mbajtur me datë 28/03/2023 ka miratuar listën e provimeve diferenciale të cilave do tu nënshtrohen kandidatët MA të pranuar në vitin akademik 2022/23:

Provimet diferenciale janë si në vijim:

Programi Gjuhë shqipe:

1. Fonetikë dhe fonologji e gjuhës shqipe

2. Morfologji e gjuhës shqipe

3. Sintaksë e gjuhës shqipe

4. Fonetikë historike e gjuhës shqipe

5. Sociolinguistikë

Programi Letërsi shqipe:

1. Teori e letërsisë

2. Letërsi romantike shqipe

3. Letërsi moderne shqipe

4. Letërsi botërore II

5. Prozë e sotme shqipe

 Programi Gjuhë dhe letërsi gjermane:

1. Gramatikë e gjuhës gjermane,

2. Sintaksë e gjuhës gjermane,

3. Letërsia gjermane: Sturm und Drang dhe Klasika,

4. Letërsi gjermane: Ekspresionizmi deri te Rajhu i Tretë,

5. Gjuhësi e përgjithshme,

Programi Gjuhë dhe letërsi turke:

1. Fonetika e gjuhës turke,

2. Morfologji e gjuhës turke,

3. Sintaksa e gjuhës turke,

4. Folkloristike,

5. Hyrje ne letërsinë turke,

 

Orari për mbajtjen e provimeve diferenciale do të publikohet së bashku me orarin e provimeve për afatin e Qershorit 2023.  Kandidatët të cilët do ti nënshtrohen provimeve diferenciale obligohen që paraprakisht të lajmërohen tek shërbimi master.