Thirrje për punime për numri e rradhës të revistës "Studime Orientale"

03 Prill 2023
SHARE

Të nderuar studiues dhe hulumtues,

Redaksia e revistës “Studime Orientale” ka kënaqësinë të shpallë thirrje të re për punime për numrin tonë të ardhshëm.

Studime Orientale është revistë multidisiplinare me redaksi ndërkombëtare për studimin e kulturave, gjuhëve, shoqërive të Lindjes së Mesme dhe praninë e tyre në Ballkan dhe në shoqërinë shqiptare. Ne mirëpresim artikuj shkencor origjinal dhe recensione mbi tema që lidhen me shkencat humane dhe shoqërore.
Disa tema të sugjeruara për paraqitje përfshijnë:

Praninë e elementeve kulturore orientale në kulturën shqiptare
Ndërveprimin e kulturës shqiptare me botën e Orientit
Ndikimet ndërgjuhësore dhe letrare
Trashëgiminë arkitekturore
Traditën, artin, kulturën dhe qytetërimin Islam
Transliterime dhe transkriptime të dorëshkrimeve orgjinale dhe interpretim teorik
Etj.

Të gjitha punimet do t'i nënshtrohen një procesi rigoroz të rishikimit të dyfishtë nga recensentët për të siguruar standardet më të larta të cilësisë akademike.
Afati i fundit për dërgimin e abstraktit: 30 maj 2023
Afati i fundit për dërgimin e punimit: 30 qershor 2023

Të gjitha dorëshkrimet e shkruara për SO, duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën e
redaksisë:
e-mail: [email protected]