Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë që me datë 05.04.2022, prej orës 09:00 SEMS-i është i hapur për paraqitjen e provimeve për afatin e prillit.
Studentët kanë të drejtë t’i paraqesin deri në 2 (dy) provime, normalisht brenda këtij numri hyn edhe provimi i punimit të diplomës. Afati është i hapur deri të premten 08.04.2022 në orën 16:00.
Shërbimi i Studentëve