NJOFTIM

12 Shtator 2021
SHARE

Duke u bazuar në anketën e zhvilluar online me studentët të Fakultetit Filologjik të cilët janë nga të gjitha departamentet dhe vitet përkatëse rreth pytjes: A jeni të vaksinuar?

Në bazë të anketës 48 orëshe të përgjigjur në mënyrë online nga studentët e Filologjisë, del rezultati shumë i kënaqshëm ku nga 111 studentë të anketuar 72% janë shprehur se janë vaksinuar ndërsa 28% ende nuk janë vaksinuar.

Nga të anketuarit që janë vaksinuar është kuptuar, mbi 40% nga totali i 72% e tyre janë të vaksinuar vetëm me një dozë që nënkupton që muajin e fundit sensibilizimi dhe interesimin për vaksinim është konkretizuar jashtëzakonisht shumë nga studentët ndërsa nga 28% e të pavaksinuarve u kuptua që 6% e tyre tashmë janë në pritje tê terminit dhe kanë shprehur gatishmërinë të vaksinohen.

Vaksinohu edhe ti✅👨‍🎓👩‍🎓

Një vaksinim sa ma i madh në numër do të thotë mësim dhe ligjërata fizikisht në fakultet duke na bërë të lumtur të gjithëve.