Shënohet në mënyrë simbolike 23 prilli - Dita Botërore e Librit

06 Maj 2021
SHARE

Studentët e Fakultetit të Filologjisë e shënuan Ditën Botërore të Librit duke ia dhuruar Bibliotekës së Fakultetit të Filologjisë disa tituj librash në mënyrë vullnetare në mënyrë që ta përkrahin institucionin dhe ta drejtojnë vëmendjen e kolegëve kah burimi tradicional më efikas i ruajtjes së dijes.
UNESCO e shpalli 23 prillin Ditë Botërore të Librit për t’i nderuar shumë autorë të mëdhenj botërorë që lindën ose vdiqën më 23 prill (Servantes, Shekspiri, Nabokov, etj.), por para së gjithash për t’i motivuar gjeneratat e reja që ta kultivojnë dashurinë ndaj librit.