Njoftojmë të interesuarit se MA Adelinë Selmani, me datën 24. 07. 2024 (e martë ), në orën 10:00, në sallën e dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, mbron punimin e doktoratës, me titull: “ Pasthirrma dhe Onomatopeja - Baza motivuese dhe roli i tyre në fjalëformimin e shqipes”.
Mentor i kandidates dhe punimit të doktoratës është Prof. dr. Rrahman Paçarizi.
Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:
1. Prof. dr. Bardh Rugova, kryetar ,
2. Prof. dr. Nysret Krasniqi, anëtar dhe
3. Prof. asoc. dr. Linda Mëniku, anëtare.
Prishtinë, 16. 07. 2024
D E K A N A T I