Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë se, paraqitja e provimeve për afatin e janarit bëhet nga 10.01.2023 deri me datë 17.01.2023 në ora 16:00, ndërsa për ta paraqitur provimin e diplomës Sems do të jetë i hapur nga e hëna, datë 23.01.2023 deri te premten datë 27.01.2023, në ora 16:00.
Lidhur me datën e mbajtjes së provimeve do të njoftoheni ndërkohë, secili departament do të shpallë oraret e provimeve në ueb faqen e fakultetit dhe tabelën e shpalljeve.
Luten studentët që ta respektojnë afatin për paraqitjen e provimeve!
Shënim: Të gjithë studentët që planifikojnë të diplomojnë në këtë afat, duhet të lajmërohen në Shërbimin e Studentëve së paku dy javë para datës së diplomimit.
Shërbimi i Studentëve