Dekania e Fakultetit të Filologjisë, prof.dr. Linditë Sejdiu Rugova dekorohet me urdhërin kalorsiak "Order of the Star of Italy"

03 Qershor 2022
SHARE

Dekania e Fakultetit të Filologjisë, prof.dr. Linditë Sejdiu Rugova u dekorua me urdhërin kalorsiak "Order of the Star of Italy"(Ordine della Stella d’Italia) nga Presidenti i Republikës së Italisë me rastin e 2 qershorit, Ditës Nacionale të Republikës së Italisë. Ky urdhër kalorsiak u jepet të huajve që kontribuojnë në promovimin e gjuhës dhe të kulturës italiane në botë dhe dekania Rugova është e vetmja kosovare ta ketë marrë deri më tani.

Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i prestigjit të Italisë në botë, promovimi i vlerave të përbashkëta kulturore dhe bashkëpunimi më shtetin italian janë disa nga motivimet për dhënien e këtij urdhëri. 

Urdhëri iu dha dekanes nga amabsadori italian në Republikën e Kosovës, z. Di Riu bashkë me presidenten e RKS-së, shkëlqesinë e saj, znj/ Vjosa Osmanin, në prani të shumë figurave të rëndësishme shoqërore, diplomatike dhe kulturore  të Kosovës.