Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Republikën Çeke.

13 Shtator 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Jan Evangelista Purkyně University", Çeki, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2021/2022.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime BA dhe MA.

Bachelor: studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master: studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fushat e mobilitetit janë:

  • Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane; 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor / Master:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës gjermane (niveli minimal i gjuhës gjermane B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën gjermane ose angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim për semestrin veror 2022 është deri më: 27 shtator 2021

Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University "duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] dhe [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura si pdf në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.