Pilotimi i trajnimit: “Vëzhgimi kolegial”

09 Korrik 2021
SHARE

Me datë 7 dhe 8 korrik 2021, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, të Fakultetit të Filologjisë, Blerta Mustafa dhe Zinaide Gruda, në cilësinë e ideatoreve dhe implementuesve të trajnimit për vëzhgimin kolegial, në kuader të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie, pilotuan trajnimin dy ditor me stafin e këtij departamenti. Diskutimet rreth procesit, videoja me demonstrimin e procesit të vëzhgimit kolegial, aktivitetet dhe simulimet në role gjatë performimit të observimit kolegial, ofrimi i informatave kthyese nga pjesëmarrësit ishin mjaftë frytdhënëse. Pjesëmarrësit u shprehen të jenë shumë të kënaqur nga përvoja e fituar gjatë këtyre dy ditëve dhe poashtu treguan gatishmëri për të aplikuar vëzhgimin kolegial gjatë procesit mësimor në të ardhmen.  Vetëm kështu do të rritet cilësia dhe transparenca në mësimdhënie e mësimnxënie. Nga ky proces do të përfitojnë poashtu studentët, mësimdhënësit, universiteti dhe shoqëria në përgjithësi. Të pranishëm ishin edhe Prof. Dr. Shykrane Gërmizaj  dhe Prof. Asoc. Dr. Eda Vula, e cila  u nda shumë e kënaqur dhe pati shumë fjalë miradie për punët dhe aktivitetin e Blerta Mustafës dhe Zinaide Grudës edhe në cilësinë e trajnereve.