REVISTA "FILOLOGJI"

FILOLOGJI 22


                 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

                 Fakulteti i Filologjisë      

       

                 Redaksia e revistës “Filologji”

 

                                         FTESË

 

Redaksia e revistës shkencore “Filologji”, e Fakultetit të Filologjisë ju fton për bashkëpunim me kontributet tuaja shkencore në fushën e studimeve filologjike.

Punimet do të kenë një standard të caktuar, si më poshtë:

Teksti: Times New Roman, 12-she; fusnotat: Times New Roman, 10-she. Hapësira ndërmjet rreshtave duhet të jetë 1.5, ndërsa shkrimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 15 faqe, duke përfshirë abstraktin, burimet, bibliografinë, etj.

Dokumentimi i burimeve: stili i Universitetit të Çikagos ose stili APA (Shoqata e Psikologëve Amerikanë).

Autorët mund t’i dorëzojnë punimet e tyre në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Punimet e dorëzuara nuk duhet të jenë të botuara më parë.

Afati i dorëzimit të punimeve është deri më 15 nëntor 2018.

Punimet dërgohen në adresën elektronike: [email protected]

Mirëpresim kontributet tuaja!