Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ , Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ , Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror në University of Humboldt, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master dhe PhD, gjithsej 6 bursa për semestrin veror të vitit akademik 2018/19 për nivelet e studimeve PhD, MA dhe BA.
Rekomandohen fuqishëm studentët e Gjuhës shqipe BA dhe MA, si dhe studentët e Gjuhësisë PhD, për shkak të prioritetit që do t’u jepet në Gjermani nga ana e univeristetit pritës. Iniciator i marrëveshjes është Departamenti i Gjuhës Shqipe në Prishtinë dhe Instituti i Sllavistikës në Berlin. Nëse nuk plotësohen vendet apo nëse suksesi i studentëve aplikantë nuk i plotëson kriteret e kërkuara nga universiteti pritës, bursat mund t’u ndahen edhe studentëve të departamenteve të gjuhëve të huaja, të cilët duhet ta kenë nivelin e gjermanishtes së paku B2.
Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.
Extra info:
List of courses offered in summer semester 2019 at the Department of Slavonic and Hungarian Studies: Historical Linguistics Individual Topics: Old Church Slavonic; South Slavnoic Redactions of Church Slavonic; Vernacular Emancipation from Church Slavonic since 17th century Sociolinguistics Individual Topics: Variationist linguistics; Gender linguistics; Contact linguistics; Sociolinguistics and dialectology Text & Discourse Individual Topics: Discourse, ethnicity and nationalism Language and identity; Critical Discourse Analysis in the (post)Yugoslav context Syntax Individual Topics: Linguistic Theories; Comparative Syntax; Research Methods in Syntax (Includes training in syntactic annotation and syntactic corpus analysis) Morphology Individual Topics: Comparative Morphology, Research Methods in Morphology (Includes training in morphological annotation and morphological corpus analysis) Semantics Individual Topics: Lexicology, Semantic Theories, Research Methods in Semantics (Includes training in semantic annotation, analysis of collocations, semantic analysis with corpora)
Additionally, Humboldt International Office offers to finance a German lector at the home university for nominees with a proficiency lower than B2 (given a minimum number of nominees). If necessary, they are also willing to organise an additional immersion course with E+ mobilities.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (B1) / gjermane (për studentët e fushave tjera, të cilëve u kërkohet gjermanishtja, niveli (B2))
Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 10 tetori 2018
Pasi të plotësohet document “Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Përzgjedhja do të bëhet duke u mbështetur në notën mesatare, në letër rekomandimin e profesorëve të departamentit si dhe në njohuritë/dëshmitë e juaja të gjuhës angleze/gjermane.
Dokumentet me titull "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëngjitura në një e-mail.
Për më shumë informata rreth bursave dhe konkurrimit mund ta kontaktoni nëpërmjet e-mailit: Lumnije Bajramin ose Labinot Hajdarin ose t’i vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.