UP hap konkursin për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2019/20

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2019/2020 për studentët e nivelit Baçelor.

     

    Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte: të jenë studentë të rregullt në UP; të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë; të mos kenë vit të përsëritur të studimeve; t’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin  e shtatorit të vitit akademik 2018/19 dhe të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00.

    Afati për aplikim është i hapur deri më 10/12/2019, në ora 15:00.

    Për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, detajet i gjeni në linkun: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/3AB717AE-7BC1-4885-93BD-274D9DD965E4.pdf



Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
25 26 2728 29301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345