UDHËZUES PËR PROCEDURAT LIDHUR ME MBROJTJEN VIRTUALE TË PUNIMIT TË DIPLOMËS SË MASTERIT

    Në vazhdën e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, në mbrojtje të shëndetit të studentëve, personelit akademik dhe jo akademik, familjeve dhe gjithë shoqërisë, në pamundësi të mbajtjes fizike të mësimit, Universiteti i Prishtinës që nga data 17.03.2020 ka filluar edhe zyrtarisht dhe po vazhdon me sukses mbajtjen e mësimit virtual.

    Nga data 23.4.2020, studentëve të studimeve të nivelit master të cilët kanë përfunduar provimet sipas rregullores ne fuqi, do t’u mundësohet paraqitja dhe mbrojtja e punimit të diplomave përmes platformës online/virtuale (aty ku është e mundur). Për t’u realizuar i gjithë ky proces, dekanët e njësive akademike do të krijojnë rrethana lehtësuese administrative duke kryer procedurat e nevojshme administrative në formë elektronike, me kusht që dosja fizike e kandidatëve të plotësohet para pajisjes me diplomë. 

    Për më shumë mbi udhëzuesin për procedurat lidhur me mbrojtjen virtuale të punimit të diplomës së Masterit gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, 
    klikoni këtu.

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25262728293031
1 23 4567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345