Takimi i shkrimtarit me studentët

     Te marten, në orën 14:30, në sallën e amfiteatrit, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, u mbajt takimi me poetin Arben Prendi, i cili sivjet e ka botuar librin “Vepra poetike”, ku janë përfshirë librat “Të shtunën ndiz një qiri”, “Vashat nguten me u ba gra”, “Qirinj të ndezun për të gjallët” dhe shumë poezi të pabotuara më parë. 
    Arben Prendi është poet, studiues dhe profesor në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. 
     
    Poezi nga poeti Prendi
     
    KREJT I LAGUR ECA NËPËR SHI 
     
    Me rivalin tim qeshje nën çadër, 
    nën çadër me rivalin tim gëzoje ti, 
    si e panjohur rrëshqite flokëlëshuar.
    …Krejt i lagur eca nëpër shi. 
     
    Kalimtarët shpejtonin hapat në trotuar, 
    dhe kokën nuk e ktheva pas kujtimesh të vjetra. 
    Dashuria nuk mund të jetë besoj, 
    kalim kaq i thjeshtë nga njëra çadër tek tjetra.

     

Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
2425 2627 282930
1 2 3 4567
8 9 1011 121314
1516 1718192021
22232425262728
2930311234