Takim letrar me shkrimtarin Eqrem Basha

    Takim letrar me shkrimtarin Eqrem Basha  
     Në kuadër të Javëve të Frankofonisë dhe të Pranverës poetike, Qendra Universitare Frankofone, nën organizimin e prof.Nerimane Kamberi, priti me 25 mars Eqrem Bashën, akademik, shkrimtar frankofon, shkrimtar i përkthyer në frëngjisht dhe i cili përkthen nga frëngjishtja.
    I pranishëm në këtë takim letrare ishte edhe përkthyesi i romanit të Eqrem Bashës “Lakorja eik’sit”, “La ligne de fuite”, Sébastien Gricourt.
    Fakulteti Filologjik i Prishtinës ishte nikoqir i kësaj ngjarje kulturore-letrare e cila kishte mbledhur rreth vetës profesorë, studentë por edhe dashamirë të letërsisë të interesuar për të bashkëbiseduar me shkrimtarin dhe me përkthyesin e tij. Akademik Rexhep Ismajli nderoi Eqrem Bashën dhe publikun me praninë e tij.
    Eqrem Basha u shpreh se për të është e rëndësishme gjithashtu që me këtë rast shënohet edhe botimi në Francë i romanit (“Lakorja e Ik’sit”),
    “Prezantimi im në gjuhën frënge ka qenë reprezentativ, gjë që më bën të ndjehem i lumtur. Lidhjet e mia me frëngjishten dhe me frankofoninë megjithatë janë më të gjëra se kaq. Jam marrë tash e dyzet vjet me përkthimin e letërsisë frënge në gjuhën shqipe, para së gjithash me teatrin frëng, që mbetet në qendër të interesimeve, duke sjellë në shqip Sartre-in, Camus-n, Becket-in dhe të tjetër dramaturg të rëndësishëm në antologjinë “Teatri frëng i shekullit XX””, u shpreh Basha.
    Studentët sollën para të pranishmëve dy poezi të poetit Basha në të dyja gjuhët.
    Të pranishmit ishin të lirë të bashkëbisedonin me shkrimtarin dhe përkthyesin. 8A2A4587-4C0E-4559-8E6E-3C92D50B83DB.jpegAB803FD4-10A6-4DAE-9A30-03B30E37BA76.jpeg5362FE12-4F0B-4270-AC02-E49255574404.jpegIMG-cf4a31926efd0e9af087af36a6a99530-V-(1).jpgIMG-cbdf3171427eee56fe8bff26a5be91d1-V.jpg



Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
25 262728293031
123 4567
89 10 11 121314
1516171819 2021
22232425262728
293012345