TAKIM LETRAR

    Në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, të martën (23 prill 2019), në ora 14:30, mbahet takim letrar me shkrimtarin e njohur shqiptar Primo Shllaku. Poeti, dramaturgu, prozatori dhe përkthyesi Primo Shllaku, do të flasë për poezinë, për letërsinë dhe për gjendjen aktuale kulturore. Prezantimin do ta bëjë prof. Ag Apolloni.
    Primo Shllaku (1947) është shkrimtar i shquar bashkëkohor, i lindur në Shkodër. Pasi ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Eqrem Çabej e propozoi për të dhënë mësim në Universitetin e Tiranës, por emërimi i tij u anulua. Shkrimet e tij kanë filluar të botohen vetëm pas rënies së regjimit komunist.
    Primo Shllaku është autor i librave "Lule nate", "Hana e njelmët e ditës", "Edhe fjalët shkojnë në ferr", "Muzikantët", "Aktorë pa kujtesë" etj.
     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
2930 12345
6789 101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789