Profesoresha Dr. Ke Jing nga Universiteti i Beijingut ka vizituar të mërkurën Fakultetin e Filologjisë

    Profesoresha Dr. Ke Jing nga Universiteti i Beijingut ka vizituar të mërkurën Fakultetin e Filologjisë  Profesoresha Dr. Ke Jing nga Universiteti i Beijingut ka vizituar të mërkurën Fakultetin e Filologjisë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit. Jing, albanologe specialiste e Kadaresë, ka studiuar vetë në Universitetin e Prishtinës në vitet tetëdhjetë. Është doktoruar në SHBA. Ajo është drejtoreshë e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin e Bejingut. Ajo takoi dekanen Linditë Rugova, prodekanen Albulena Blakaj, shefin e Departamentit të Gjuhës Shqipe Bardh Rugova dhe drejtorin e Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, Rrahman Paçarizi.
    Në Beijing ka departament të shqipes edhe me studime të nivelit të doktoratës.
     

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789