Pranimi i studentëve të rinj në Fakultetin e Filologjisë

    Pranimi i studentëve të rinj në Fakultetin e Filologjisë  Fakulteti i Filologjisë organizoi dje pritjen e studentëve të vitit të parë në prani fizike, duke i respektuar rekomandimet dhe masat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për parandalimin e rrezikut nga Covid-19. Studentët e rinj u pritën nëpër departamentet përkatëse në grupe të vogla. Ata i uroi dhe i përshëndeti stafi akademik, veçanërisht mësimdhënësit që do të mbajnë mësim me studentët e vitit të parë. Mësimdhënësit i informuan studentët e rinj për mënyrën e organizimit të mësimit, për lëndët dhe për anagazhimet e detyrat që i presin ata. Në disa departamente, si në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, të pranishëm ishin edhe disa nga përfaqësuesit e studentëve të vitit të katërt, të cilët u përgjigjën pyetjeve të studentëve fillestarë për çështje të ndryshme. Gjithashtu u premtua se do të ketë bashkëpunim edhe në të ardhmen në lidhje me informimin sa më efikas të studentëve fillestarë.
    Mësimi në Fakultetin e Filologjisë do të mbahet online, por konsultimet me studentët fillestarë mund të mbahen edhe në prani fizike