Njoftim - regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2019/2020

     Njoftohen studentët e Fakultetit të Filologjisë të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP, para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit veror dhe obligimet nga vitet akademike paraprake, këtë mund ta bëjnë nga data 05.05.2020 deri më 08.05.2020, në orën 16:00.

     

    Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit veror, se nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të semestrit veror të akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve të afateve vijuese gjatë vitit akademik 2019/20.

     

    Ky njoftim për pagesë të semestrave vlen edhe për studentët të cilët gjatë këtij viti akademik presin t'i nënshtrohen mbrojtjes së temës së diplomës dhe të cilët nuk janë të liruar nga pagesa sipas ligjeve apo vendimeve në fuqi.

     

    Procedura e regjistrimit online të semestrit veror 2019/20:

     

    Studenti pasi ta kryej pagesën elektronike të semestrit, obligohet që një kopje të dëshmisë së pagesës ta dërgojë në adresë/email të zyrtarit përkatës të shërbimit të studentëve, ndërsa kopjen fizike obligohet ta dorëzojë në momentin e parë që krijohen rrethanat.

     

    Zyrtari i shërbimit të studentëve duhet t'i evidentoj rastet e paraqitura në këtë formë dhe në asnjë rrethanë të mos e konfirmoj në sistem lejen për pajisje me diplomë, nëse studenti nuk e dorëzon dëshminë fizike të pagesës së semestrit.

     

    Të gjitha pagesat e realizuara brenda periudhës së sipërshënuar dhe ato të cilat janë kryer pas mbylljes së afatit paraprak. por që nuk janë pranuar nga shërbimi, duhet të merren në konsideratë për regjistrim të semestrit veror 2019/20.


    DEKANATI 


     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25262728293031
1 23 4567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345