Nis Gjuha italiane në Filologjik

     Në Fakultetin e Filologjisë, të hënën, më 12 dhjetor, rinis kursi i italishtes si lëndë e obligueshme për ata që duan ta mësojnë italishten si gjuhë të dytë në vitin e parë të studimeve, ndërkaq do të mund të marrin pjesë edhe studentët që duan ta mësojnë italishten si lëndë zgjedhore (fillimisht vetëm brenda departamenteve të Filologjikut). Gjithashtu, rinisja e mësimit të italishtes nënkupton edhe rifillimin e punës së Institutit të Gjuhës dhe të Kulturës Italiane në kuadër të UP-së, i themeluar disa vite më parë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosvë.
    Instituti do ta bashkërendisë veprimtarinë e tij së bashku me drejtorinë e Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë dhe me Ambasadën e Republikës së Italisë në Prishtinë.
    Fakulteti i Filologjisë dhe UP-ja në përgjithësi, në dy vitet e fundit, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa univeristete italiane që përgatisin kuadro të italishtes për të huajt (Venecie, Peruggia, Napoli, Kalabria) dhe synojmë që të ngritet niveli i mësimit dhe i studimit të italishtes në Kosovë, por edhe i gjuhëve të tjera të grupit të romanistikës në përgjithësi e që nuk ofrohen për momentin në nivel universitar (siç është spanjishtja dhe portugalishtja).

     

Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
3112 3456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910