NJOFTIM: APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË SUTHERLAND GLOBAL SERVICES Kosovë

    NJOFTIM: APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË SUTHERLAND GLOBAL SERVICES Kosovë  Student të nderuar,



    Ju njoftojmë rreth mundësive për punësim në kompaninë SUTHERLAND GLOBAL SERVICES Kosovë, me vokacion në “Godina Alfa” Veternik, Prishtinë.

    Sutherland është themeluar në ShBA në vitin 1986 dhe është kompani globale që mirret me proceset e bizneseve. Në Kosovë është hapur në vitin 2017 dhe ka mbi 250 të punësuar që ofrojnë përkrahje teknike dhe kujdes ndaj klientëve për tregun Gjerman.

    Sutherland është në kërkim të kandidatëve gjermanfolës që dëshirojnë të punojnë për platformën lidere në botë për shitje online.

    Pozitat: Konsulent i Shërbimeve për Konsumatorin

    Datat e fillimit të punës për këtë periudhë:

    Ø Grupi i parë: 13 korrik 2020

    Ø Grupi i dytë: 31 gusht 2020.

    Për të paraqitur interesim për punë dhe caktuar intervistën mund të na kontaktoni në:

    Email: [email protected];

    Tel.: +383 49 955 470


     

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456