NJOFTIM

     Menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë, kërkon mirëkuptimin e studentëve dhe palëve të interesit të cilët kanë nevojë për shërbime administrative, e të cilat nuk janë të domosdoshme dhe urgjente, që të njëjtat t’i kërkojnë vetëm pas tejkalimit të situatës aktuale të shkaktuar nga paraqitja e pandemisë COVID-19.

    Shmangia e dhënies së shërbimeve me dokumente fizike, bazohet në marrjen e masave për shtimin e kujdesit për mbrojtjen e shëndetit të nëpunësve dhe palëve.

    Kërkesat e studentëve për pajisje me dokumente urgjente gjatë kësaj faze mund të dërgohen në formë elektronike në emailat: [email protected] (për periudhën 17.03.2020 deri më 20.03.2020) dhe [email protected] (për periudhën 23.03.2020 deri më 27.03.2020). 

    Dokumentacioni palëve do t’ju dërgohet i skanuar në formë elektronike, përjashtimisht në kopje fizike në kohën e caktuar nga zyrtari.

    Ndërsa, pyetjet ose kërkesat tjera për informacion mund të parashtrohen te zyrtarët përkatës, në emailat zyrtarë, të cilët i gjeni në uebfaqen e Fakultetit të Filologjisë: https://filologjia.uni-pr.edu/default.aspx


     

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
30 311 2345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910