NJOFTIM

     Njoftohen studentët dhe profesorët e Fakultetit të Filologjisë se të enjten, më 2 maj 2019, në orën 11:00, në sallën "Idriz Ajeti" do të mbajë ligjëratë Elias Bierdel, një nga gazetarët e parë që hynë në Kosovë me 12 qershor 1999, bashkë me trupat tokësore të NATO-s/KFOR-it.

    Elia Bierdel ka filluar të raportojë për Kosovën në vitin 1997. Ai ishte në mars të vitit 1999 në Prishtinë për të raportuar për fillimin e pritshëm të intervenimit të NATO-së ndaj caqeve ushtarake serbe.

    Gazetarët e vendeve perëndimore që ishin pjesë e koalicionit të NATO-s u detyruan ta lëshojnë Kosovën. Elias Bierdel vendosi të qëndrojë në Prishtinë dhe kërkoi strehim te një familje shqiptare në Prishtinë. Më 24 mars filloi të raportojë për fillimin e bombardimeve të NATOS-s. Qëndroi për 5 ditët e para në Prishtinë por u detyrua të largohet, për arsye të sigurisë. Udhëtimi i tij deri në kufi me Maqedoninë (tani Maqedonia Veriore) ishte plot rreziqe.

    Ftoheni të përcillni dëshminë e këtij gazetari, tash punonjësi humanitar..
     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
2930 12345
6789 101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789