Vendim për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'' për vitin akademik 2018-2019

     Njoftohen studentët të cilët janë liruar nga pagesa për vitin akademik 2018/19 me liste nr.prot. 601 dt.11.03.2019 se dorëzimi i dokumenteve bëhet nga data 18.03.2019 deri më 22.03.2019 nga ora 09:00 – 12:00.

    Dokumentet dorëzohen në Zyre të Financave (kati i II-të), Fakulteti i Filologjisë.

    Studentët duhet të kenë këto dokumente:
    Formulari (e cila duhet të shkarkohet ketu)
    • Fletëpagesën e semestrit (origjinal). Nëse janë paguar dy semestra atëherë fletëpagesat e dy semestrave (origjinal)
    • Letërnjoftimin (1 kopje)
    • Kartelën e bankës (të shihet mirë numri i llogarisë, 1 kopje)

    Vendim për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'' për vitin akademik 2018-2019

    Shënim: Kartela e bankës duhet të ketë datë valide dhe të ketë të shënuar numrin e llogarisë rrjedhëse e cila fillon me numrin 1 ose 2 mvarësisht nga banka ose duhet ta kenë dokumentin e lëshuar nga banka për numrin e llogarisë rrjedhëse.
    Kartela e bankës duhet të jetë në emër të studentit i cili është liruar nga pagesa.




     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
2930 12345
6789 101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789