NJOFTIM

     Të nderuar student,

    Ju njoftojmë që të hënën (16 prill) nga ora 11:00 në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë do të kemi mysafir profesorin amerikan, Alan Berry. Profesori Berry që do të flas për rolin e edukimit medial në shoqëri. Alan Berry ka ardhur në Kosovë me burën Fulbright për t’u marrë me çështje të edukimit për media. Si vullnetar në Peace Corps gjatë viteve 2006-8në Mali të Afrikës, është interesuar për edukimin , ku e ka vërejtur ndikimin e fuqishëm të medias amerikane në perspektivën kulturore, përfshirë edhe atë të vetën. Në rolin e udhëheqësit të arsimit në organizatën The LAMP ( në përkthim “ llamba”, dhe shkurtesë për Projekti I të nxënit për multimedia) në New York Alan Berry ka dizajnuar programe dhe ka ndihmuar për realizimin e qindra orëve të edukimit mediatik nëpër shkolla dhe në ambiente me të rinj, si dhe ka dizajnuar dhe ka mbajtur orë të edukimit mediatik në Queens College në New York, duke ofruar zhvillim profesional për mësuesit nga mbarë vendi në mënyrë që ata të jenë në gjendje t’i përdorin teknologjitë mediatike dhe t’i integrojnë kompetencat e edukimit mediatik në shkolla të mesme. Atij i intereson më së tepërmi perspektiva e përqendruar tek nxënësi gjatë mësimit të edukimit mediatik me qëllim të zhvillimit të shkathtësive të mendimit kritik si dhe me qëllim të fuqizimit dhe nxitjes të aktivizimit qytetar të komuniteteve të margjinalizuara.

    Alani i ka kryer studimet bazë në fushën e filmit dhe ka përfunduar studimet Master për media. Ka bërë filma të shkurtë, dokumentarë, shkrime mediatike, si dhe projekte për mediat tradicionale dhe për mediat e reja, si pjesë e punës në organizatat jofitimprurëse. Falë aktivitetit të tij në edukimin mediatik, është ftuar dy herë nga Zyra e Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit në SHBA nëpër takime me profesionistë ndërkombëtarë të medias duke shërbyer si ambasador i edukimit mediatik. Alani po ashtu e udhëheq organizatën kombëtare për avokim për politika arsimore për edukim të medias në shtetin Maine Media Literacy Now (Edukimi mediatik tani). Në Kosovë planifikon të merret me hulumtime për punimin e tij të doktoratës për studimet globale të edukimit mediatik.




     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
293031 1 23 4
5 6 78 91011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789