MBROJTJA E TEMAVE TË DIPLOMAVE NË NIVELIN BACHELOR PËRMES METODËS VIRTUALE

    NJOFTIM

    1. Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, kërkon mirëkuptim nga të gjithë studentët e UP-së, të cilët kërkojnë mbajtjen e provimeve të afatit të jashtëzakonshëm të prillit, se një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë.
    2. Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës është duke u angazhuar që të gjejë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.
    3. Dekanët e njësive akademike obligohen që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të do të vendoset edhe për studentët e nivelit master.
    4. Detajet për mbrojtje të temave përmes metodës virtuale do të sqarohen në Udhëzuesin përkatës, i cili do t’u dërgohet të gjitha njësive akademike.

    Udhëzuesit dhe formularët e nevojshëm i gjeni në linkun në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,97

     

    Sinqerisht,

    Rektori i Universitetit të Prishtinës



Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25262728293031
1 23 4567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345