Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Karlit në Pragë të Çekisë

    Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror në Universitetin e Karlit në Pragë të Çekisë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

    Llojet e mobilitetit përfshijnë:

    Shkëmbimin e studentëve të nivelit Master dhe PhD (4 bursa- 3 mujore) për hulumtim në semestrin veror.

    Bursat përfshijnë:

    •    Kompensimin 800 EUR në muaj për studentët;

    •    Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës) deri në 360 EURO

    Rekomandohen fuqishëm studentët e programeve BA, MA dhe PhD të albanologjisë dhe të studimeve ballkanike të Fakultetit të Filologjisë, për shkak të prioritetit që do t’u jepen nga ana e universitetit pritës. Do të merren parasysh studentët të cilët i kanë përfunduar të gjitha provimet dhe janë në fazën e hulumimit shkencor. Në rast të mosplotësimit të vendeve me studentë nga fushat përkatëse, do të merren parasysh edhe aplikacionet e studentëve të departamenteve tjera. Përparësi kanë studentët sipas nivelit më të lartë të studimeve.  

    Nivelet e mobilitetit për studentë:

    PhD, Master dhe BA

    (Studentët duhet të jenë të regjistruar në një nga programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët tashmë i kanë dhënë të gjitha provimet në studimet përkatëse).

    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguaj në shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pranë Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:

    - Certifikata e notave/Transkripta

    - CV (në gjuhën angleze)

    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit

    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

    - Vërtetim mbi statusin e studentit (I lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

    - Certifikata e gjuhës angleze

     Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B2 i gjuhës angleze.

    Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 7 Mars 2019

    Pasi të bëhet nominimi i kandidatëve, kandidatët e nominuar duhet të kontaktojnë me profesorë që do të mbikqyrin punën e tyre hulumtuese në Pragë. Studentët duhet të kërkojnë vetë mentor/tutor në Universitetin e Karlit në Pragë, në mënyrë që të mund të pranohen nga Universiteti. Fakulteti i Filologjisë mund t’i udhëzojë për kontakte të mundëshme.

    Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Studentët që nominohen duhet të plotësojnë vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit) Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Charles lëndë të njëjta ose të përafërta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Pasi të  plotësohet dokumenti “Learning Agreement’’ te fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, përkatësisht nga Prodekanja për shkencë, por vetëm pasi të jeni konsultuar paraprakisht me shefin e departamentit përkatës.

     

    Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Charles-it shih linkun:  http://www.cuni.cz/UKEN-108.html?poid=1494843509555359&ht=struktura

     

    Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze. Dokumentet me titull  "University of Charles Application"  duhet të dërgohen të skanuara tek:

    [email protected]    dhe [email protected]

     

    Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Fakultetin e Filologjisë dhe në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.



Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
2526 2728123
45678910
1112 1314151617
18192021222324
25 262728293031
1234567