Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Karlit në Pragë të Çekisë

     Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Karlit në Pragë të Çekisë

    Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin dimëror në Universitetin e Karlit në Pragë të Çekisë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (5 bursa- 3 mujore) për semestrin dimëror.
    Bursat përfshijnë:
    • Kompensimin 800 EUR në muaj për studentët;
    • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës) deri në 360 EURO
    Rekomandohen fuqishëm studentët e Albanologjisë BA dhe MA, për shkak të prioritetit që do t’u jepen nga ana e universitetit pritës, si dhe studentët e Ballkanistikës BA meqë iniciator i marrëveshjes është: Department of South Slavonic and Balkan Studies (Programi i Gjuhës Shqipe). Por, në rast të mosplotësimit të kritereve të studentëve aplikues nga këto programe, mund të pranohen edhe të tjerë nga programet tjera brenda fakultetit.
    Nivelet e mobilitetit për studentë:
    Bachelor dhe Master
    (Studentët duhet të jenë të regjistruar në një nga programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA ose që tashmë kanë dhënë provime në studimet MA).
    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguaj në shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pranë Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
    - Certifikata e notave/Transkripta
    - CV (në gjuhën angleze)
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    - Vërtetim mbi statusin e studentit (I lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
    - Certifikata e gjuhës angleze
    Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B2 i gjuhës angleze.
    Afati i fundit për aplikim për semestrin dimëror është: 15 qershor 2018

    Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Studentët që nominohen duhet të plotësojnë vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit) Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Charles lëndë të njëjta ose të përafërta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Pasi të plotësohet dokumenti “Learning Agreement’’ te fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, përkatësisht nga Prodekanja për shkencë, por vetëm pasi të jeni konsultuar paraprakisht me shefin e departamentit përkatës. Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Charles-it shih linkun: http://www.cuni.cz/UKEN-108.html?poid=1494843509555359&ht=struktura

    Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze. Dokumentet me titull "University of Charles Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

    Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Fakultetin e Filologjisë dhe në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

     

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789