Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Zagrebit, Kroaci

    Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Zagrebit, Kroaci Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Zagrebit, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    -          Shkëmbimin e studentëve për studime të Doktoratës (PhD)
    *Një bursë për nivelin PhD në:
    •    Ethnology and Cultural Anthropology
    •    Earth sciences-Geography, Geology
    -          Shkëmbimin e stafin akademik (2 bursa, një staf teaching mobility dhe tjetra staf training mobility) në:
    •    Humanities (Ethnology and Cultural Anthropology
    Nivelet e mobilitetit për studentët:
    - PhD (studentët duhet të jenë duke vijuar studimet e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni).
    Kohëzagjatja e bursave të shkëmbimit:
    -    PhD (në kohëzgjatje prej 5 muaj)
    -    Teaching mobility: 5 ditë (1 person x 5 ditë)
    -    Training mobility: 10 ditë (1 person x 10 ditë)
    Bursat përfshijnë:
    -          800 EUR në muaj për studentët e PhD
    -          100 EUR në ditë për shkëmbim të stafit
    -          Bileta kthyese mbulohet nga Universiteti i Zagrebit
    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD
    -          Certifikata e notave/Transkripta e studimeve
    -           CV (në gjuhën angleze)
    -           Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    -          Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
    -           Certifikata e gjuhës angleze
        Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin PhD kërkohet dëshmi të njohjes së gjuhës angleze të nivelit B2, p.sh.IELTS 5.5 – 6.5, ose TOEFL 87-109, ose ekuivalent.
    -           Learning Agreement
     (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit
    -       Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit

    Studentët e doktorates kanë të drejten e aplikimit për të bërë hulumtim të temës së doctorates, por paraprakisht duhet të dorëzoni një skicë të hulumtimit të propozuar (1 faqe) për të parë temën e hulumtimit dhe të ju caktohet mentori kompetent.
    Për programet e studimit në Universitetin e Zagrebit ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
    https://www.pmf.unizg.hr/en/courses_in_english
    Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
    -  Dëshmi të punës që jeni staf akademik i/e UP-së
    -  CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
    -  Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
    -  Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
    -  Plani i mobilitetit
    (Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit.
    Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit (teaching mobility) klikoni këtu
    Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit (training mobility) klikoni këtu
    (Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.)
    Afati për aplikim për semestrin vjeshtor (autumn semester) 2016/2017 është: 5Maj 2016
    Dokumentet me titull "University of Zagreb Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
    [email protected], [email protected]

    Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.



Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
26 2728 2930311
234 5678
91011 12131415
16 17 18 19 202122
23242526272829
30123456