Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Freiburg-ut në Freiburg të Gjermanisë për semestrin dimëror 2018/2019

     Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Freiburg-ut në Freiburg të Gjermanisë

    Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për rmobilitete te studentëve për semestrin dimëror në Universitetin e Freiburgut në Freiburg të Gjermanisë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (4 bursa 6 mujore) për semestrin dimëror.
    Bursat përfshijnë:
    • Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët;
    • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës) deri në 275 EUR;

    Rekomandohen studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane- BA dhe MA, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.

     Nivelet e mobilitetit për studentë:

    Bachelor dhe Master                                                                                          

    Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e Gjuhës dhe Letersisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë, të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA ose që tashmë kanë dhënë provime në studimet MA.

    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguaj në shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pranë Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim:

    - Certifikata e notave/Transkripta

    - CV (në gjuhën gjermane)

    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit

    - Një letër motivimi (në gjuhën gjermane)

    - Vërtetim mbi statusin e studentit (I lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

    - Certifikata e gjuhës gjermane

     Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B2 i gjuhës gjermane.

    Afati i fundit për aplikim për semestrin dimëror është: 7 Qershor 2018

     Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Studentët që nominohen duhet të plotësojnë vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit). Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e e Freiburgut lëndë të njëjta ose të përafërta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Pasi të plotësohet dokumenti “Learning Agreement’’ te fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, përkatësisht nga Prodekanja për shkencë, por vetëm pasi të jeni konsultuar paraprakisht me shefin e departamentit përkatës. Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Freiburgut:
    https://campus.uni-freiburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1
     Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën gjermane. Dokumentet me titull "University of Freiburg Application"  duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected] , [email protected] .
    Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Fakultetin e Filologjisë dhe në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
2728293031 12
3 456789
10 111213 141516
1718 1920 212223
24252627282930
1234567