Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve në Universitetin e Kopenhagës

     Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin dimeror 2019 në Universitetin e Kopenhagës në Danimarkë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
    - Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master (2 bursa nga 5 muaj), për semestrin dimeror
    Bursat përfshijnë:
    Nivelet e mobilitetit për studentë:
    Bachelor dhe Master. Studentët duhet të jenë të regjistruar në një nga programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA.
    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pranë Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
    - Certifikata e notave/Transkripta
    - CV (në gjuhën angleze)
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
    - Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
    - Certifikata e gjuhës angleze
    - Learning Agreement

    Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë Mobility Plan. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit) Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Nicolaus lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Prishtinës.) Pasi të plotësohet dokumenti “Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, përkatësisht nga Prodekani për shkencë.

    Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës angleze.

    Afati për aplikim për semestrin dimeror është: 25. Prill. 2019

    Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Universitetin e Kopenhagës janë: :http://humanities.ku.dk/education/exchange/courses/

    Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze. Dokumentet me titull "University of Copenhagen Application " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] 
    Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.
    Për më shumë informata rreth bursave dhe studimit në Universitetin e Kopenhagës, konsultoni edhe dy dokumentet e bashkengjitura si pdf: Partner fact sheet for bilateral agreements 2019-2020 dhe  UCPH Student Fact Sheet 2019-20

    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Fakultetin e Filologjisë dhe në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

     

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
25 262728293031
123 4567
89 10 11 121314
1516171819 2021
22232425262728
293012345