Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve

     Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ , Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror në Faculty of Polish and Classical Philology (including the Institute of Slavic Philology) of Adam Mickiewicz University in Poznań , Poland, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    -Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor, gjithsej 1 bursë 5 mujore
    Bursat përfshijnë:
    -Kompensimin mujor (750 EUR në muaj)
    -Kostot e udhëtimit
    Rekomandohen fuqishëm studentët e ballkanologjisë ose të albanologjisë BA, për shkak të prioritetit që do t’u jepet në Poloni nga ana e univeristetit pritës. Iniciator i marrëveshjes është Departamenti i Gjuhës Shqipe në Prishtinë dhe Faculty of Polish and Classical Philology (including the Institute of Slavic Philology) of Adam Mickiewicz University in Poznań, Poloni.
    Nivelet e mobilitetit për studentë:
    -Bachelor
    (Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA).

    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
    - Certifikata e notave/Transkripta
    - CV (në gjuhën angleze)
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
    - Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
    - Certifikata e gjuhës angleze

    Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i anglishtes.

    Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 30 nëntor 2018

    Pasi të përzgjidhet student nga komisioni, duhet të plotësohet documenti “Learning Agreement”. Tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

    Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze.
    Dokumentet me titull "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:

    [email protected]  


    Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

     

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
26 2728293012
3 45678 9
1011 12 13141516
17181920212223
24252627282930
31123456