ERASMUS+ NË "JAN EVANGELISTA PURKYNĚ UNIVERSITY”

     Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Republikën Çeke.Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Jan Evangelista Purkyně University", Çeki, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2020/2021.Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    • Shkëmbimin e studentëve për studime BA dhe MA,
    • Shkëmbimin e stafit.Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.Fushat e mobilitetit janë:
    • Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane; Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor / Master:
    • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
    • Certifikata e notave/Transkripta;
    • Certifikata e njohjes së gjuhës gjermane (niveli minimal i gjuhës gjermane B2);
    • CV (në gjuhën angleze);
    • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
    • Kopje e pasaportës.Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
    • CV (në gjuhën angleze);
    • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
    • Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës gjermane C1).Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 26 tetor 2020.
    Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University "duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]ëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.
     

Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
2829 30 1 2 34
5 6 7 891011
1213 1415 1617 18
19 202122 232425
2627282930311
2345678