Shtyhet CEREMONIA E DIPLOMIMIT 30 shtator 2016 Njoftojmë studentët e diplomuar në studimet themelore të UP- së të gjeneratës 2015/2016, se data 03 Tetor 2016, e Ceremonisë së Diplomimit, do të shtyhet për arsye teknike. Studentët, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave duhet të lajmërohen në zyrën e sekretarëve të Njësive Akademike dhe ta shënojnë emrin, mbiemrin, numri i ID kartelës (SEMS) dhe numrin e telefonit, për shkak të procedurës së shtypjes së diplomave dhe qepjes së uniformës. Gjithashtu, ju informojmë se pagesa për qepjen e pelerinës dhe kapelës do të bëhet nga vetë studentët. Këtë mund ta bëjnë në Kompaninë e qepjes ENDI, te cilët tashmë e kane dizajnin e kërkuar nga UP. Kostoja për qepje do të jetë 10 (dhjetë) euro. Në fund, studenti e mban uniformën. Numri i telefonit kontaktues për qepje të uniformës është: 045 380 667, adresa: Bajram Bahtiu Rr.No.9, te Tregu i Gjelbërt - Xhamia e Llapit. Data, vendi dhe ora do të publikohen në ditët në vijim.