VIZITONI PANAIRIN VIRTUAL TË KARRIERËS 23 MAJ 2017

    VIZITONI PANAIRIN VIRTUAL TË KARRIERËS 23 MAJ 2017  Të nderuar studentë,

    Bëni gati CV-në tuaj. Panairi Virtual i Karrierës po afrohet.

    Ejani më 23 Maj (e marte) para Rektoratit nga ora 10h deri 15h për t'u takuar me përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në edicionin e shtatë të PVK-së. Shfrytëzoni mundësinë që të kuptoni profilet e tyre dhe mundësitë që ofrojnë për ju sa i përket punësimit, punës praktike, trajnimeve, mundësive për bursa, etj.

    Vizitoni faqen e Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Facebook për t'u informuar rreth kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.

    FB: Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës

    Bëhu adhurues i faqes tonë të re në Facebook!
    Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës

    W: pvk.uni-pr.edu



    Qendra për Zhvillim të Karrierës është njësi e Zyres për Zhvillim Akademik në UP. Misioni i saj është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.
    Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës u ofron punëdhënësve: shpalljen e njoftimeve për vende të lira të punës, punëve me honorar dhe praktikës për studentë, prezantimin e kompanive dhe promovimin e mundësive për punësim dhe punë praktike në institucionin përkatës si dhe ndërlidhjen me studentë dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës.










    Me respekt,
    stafi i QZhK-së
     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
24252627 282930
1 23456 7
8 9 1011121314
15 161718192021
22232425262728
2930311234