SHKOLLA DOKTORALE E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

                                                                                                     FTESË

                                                                                                            

     

    Shkolla Doktorale e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës organizon Konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare:

     

     

     

    STUDIME TË FILOLOGJISË

     

     

    Kjo Konferencë organizohet për studentë të doktoratës dhe të atyre që i kanë përfunduar ose janë në përfundim të studimeve master. Qëllimi kryesor i saj është promovimi i një këndvështrimi të ri në fusha të ndryshme të gjuhësisë dhe letërsisë nëpërmjet kërkimeve, kumtimeve dhe diskutimeve për probleme interdisiplinore të gjuhësisë dhe letërsisë. Një nga qëllimet e Konferencës është dhe shkëmbimi i njohurive, i mendimeve dhe i praktikave hulumtuese në mes studiuesve të rinj, për të nxitur kështu kërkime cilësore e sasiore në fushën e gjuhësisë dhe atë të letërsisë.

    Punimet e Konferencës do të zhvillohen në seanca, të ndara sipas fushave specifike të studimit në lëminë e gjuhësisë dhe letërsisë.

     

    Konferenca do të mbahet në Fakultetin e Filologjisë, më 1 korrik 2017, duke filluar në orën 9:00. 

     

    Shënim: Për çdo pjesëmarrës koha për të kumtuar është 10 minuta.  

    Për secilën kumtesë të lexuar koha për të diskutuar është 10 minuta. 

     

    Data me rëndësi

    Dorëzimi i abstrakteve                                                deri më 31 maj 2017 

    Njoftimi i pranimit                                                      15 qershor 2017

    Dorëzimi i punimeve                                                  (1 korrik 2017)  

    Data e mbajtjes                                                           (1 korrik 2017)

     

     

     

     

     

     

     

    Udhëzimet për të shkruar një abstrakt  

    ·          Titulli të jetë i shkurtër dhe tematik, me fond 12, Times New Roman, bold;  

    ·          Emri i plotë i autorit dhe i institucionit ku punon autori; 

    ·          Abstrakti në një gjatësi prej 200 fjalësh duhet të përfshijë një përkufizim e përcaktim të qartë të problemit dhe hipotezave të temës së kumtesës, duke u përshkruar shkurtimisht në të edhe mënyra e zhvillimit të kërkimit, metodat, instrumentet, rezultatet, si dhe rëndësia, vlera dhe dobia e punimit.

    ·          Fondi i shkronjave 12, Times New Roman, jo bold;

    ·          Fjalët çelës (5 – 6 fjalë) duhet të jenë me fond 12, Times New Roman, italik;

    ·          Formati A4, Microsoft Word (.doc ose .docx);

    ·          Margjinat e faqeve: 1” (inch) në të gjitha anët;

    ·          Hapësira mes rreshtave: 1.5;

    ·          Hapësira pas pikëzimit: një hapësirë pas shenjave të pikësimit, kolonës dhe gjysmëkolonës brenda fjalisë.

    ·          Renditja e tekstit të bëhet majtas (duke krijuar anë jo të njëjtë djathtas);

    ·          Dhëmbëzimi i paragrafit: 1 Tab;

    Abstrakti i shkruar sipas këtyre kërkesave dorëzohet në: [email protected]

    Bashkë me abstraktin kërkohet edhe një biografi e shkurtër e pjesëmarrësit jo më e gjatë se 50 fjalë.

    Botimi i punimeve të Konferencës

    Të gjitha punimet e përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje të veçantë punimesh me recension anonim. Versioni për publikim i punimit dorëzohet në ditën e mbajtjes së konferencës. Këshilli botues do t’i zbatojë rekomandimet e recensentëve për marrjen e vendimit përkatës dhe do t’ua komunikojë këtë vendim autorëve në kohën e duhur. Punimet për botim mund të dërgohen në të njëjtën adresë si më lart. Dërgimi i punimit nënkupton që punimi i paraqitur nuk është botuar më parë (përveçse në formën e një përmbledhjeje, leksioni apo teze akademike), nuk është në shqyrtim për t’u botuar gjetkë dhe se botimi është aprovuar nga të gjithë autorët. Nëse punimi pranohet për botim ai nuk mund të botohet në të njëjtën formë diku tjetër pa marrë më parë leje me shkrim prej Këshillit botues të revistës. Plagjiatura nuk lejohet dhe do t’i raportohet autorit.

     

    Kriteret teknike për botim 

    Materiali për botim duhet t’i përmbushë të gjitha elementet e një punimi shkencor. Teknikisht, artikulli duhet të shkruhet duke iu përmbajtur këtyre kërkesave: 

    v  mund të jetë më i plotë se kumtesa, por jo më shumë se 6-7 faqe (3000 fjalë), duke përfshirë titullin, përmbledhjen, tekstin, bibliografinë etj.;

    v  Fondi i shkronjave 12, Times New Roman, jo bold; 

    v  Margjinat e faqeve: 1” (inch) në të gjitha anët;

    v  Hapësira mes rreshtave: 1.5;

    v  Formati A4, Microsoft Word (.doc ose .docx);

    v  Hapësira pas pikësimit: një hapësirë pas shenjave të pikësimit, kolonës dhe gjysmëkolonës brenda fjalisë.

    v  Renditja e tekstit të bëhet majtas (duke krijuar anë jo të njëjtë djathtas);

    v  Dhëmbëzimi i paragrafit: 1 Tab; 

    v  Faqet duhet të numërohen;

    v  Faqja e parë duhet ta ketë titullin, si dhe emrat dhe adresat e autorëve;

    v  Titulli duhet të jetë sa më konciz dhe i qartë, me fond 12, Times New Roman, bold;

    v  Emri i autorit jepet bashkë me adresën e plotë të institucionit nga vjen autori;

    v  Fjalët çelës: 5-6 fjalë të zgjedhura me kujdes që pasqyrojnë subjektin e punimit; Fondi 12, Times New Roman, italik;

    v  Përmbledhja (abstrakti) në një gjatësi jo më të madhe se 200 fjalë duhet të paraqesë thelbin e punimit dhe konkluzionet vetëm në anglisht; Fondi i shkronjave 12, Times New Roman, jo bold;

    Referencat dhe citatet

    Referencat dhe citimet duhet të bëhen sipas standardit të APA-s (American Psychological Association).  

    v  Stili i referencave APA kërkon që të saktësohet burimi referencial aty për aty. P.sh.: Jones (1998) ka argumentuar se / thënë se...  

    v  Një mënyrë tjetër e saktësimit të burimit është që në fund të idesë së cituar të futet në kllapa mbiemri i autorit, viti i botimit dhe numri i faqes nga është marrë citati. P.sh.: (Jones 1998: 76), duke supozuar se referenca e plotë jepet në fund në listën e bibliografisë. Ky tip citati bëhet qoftë kur ideja së cilës i referohemi parafrazohet, qoftë kur kopjohet tërësisht në mënyrë të fjalëpërfjalshme nga burimi përkatës. Por, në rastin e dytë, citati i fjalëpërfjalshëm futet ose në thonjëza, ose veçohet në italik.

    v  Për secilin model të përmendur më lart duhet të jepet edhe referenca e plotë në fund të punimit te bibliografia.

    Bibliografia

    v  Në bibliografi futen vetëm burimet që janë cituar diku në tekst dhe jo materialet që janë shfrytëzuar për lexim të përgjithshëm.

    v  Bibliografia duhet të listohet numerikisht në mënyrë alfabetike në bazë të mbiemrit të autorit të parë. Punimi nuk duhet të ketë më shumë se 20 burime literature. Nëse një burim do të citohet ‘në shtyp’ (in press) do të thotë se ky punim është pranuar për botim. Dorëshkrimet e papranuara për botim nuk mund të citohen. Gjithashtu nuk pranohen referenca nga interneti me përjashtim të botimeve që bëhen ‘online’.

    Për më shumë hollësi rreth citimit dhe përgatitjes së referencave / bibliografive mund të konsultoni “Publication Manual of the APA (American Psychological Association, 5th edition” (2001). 

     

    Dorëshkrimet që nuk u përmbahen këtyre kërkesave u kthehen autorëve.

     

    Për çdo pyetje në lidhje me Konferencën, mos hezitoni të na shkruani në: [email protected]


     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
24252627 282930
1 23456 7
8 9 1011121314
15 161718192021
22232425262728
2930311234