Njoftim për paraqitjen e provimeve për afatin e Janarit 2017,

     Njoftohen studentët e nivelit BA dhe MA të Fakultetit të Filologjisë, se paraqitja e provimeve për afatin e Janarit 2017, do të bëhet prej dt. 06.01.2017 deri më dt. 13.01.2017.
    Të drejtën e paraqitjes së provimeve e kanë vetëm studentët, të cilët e kanë bërë regjistrimin e semestrit dimëror (I, III, V, VII, IX) për vitin akademik 2016/2017.
    Studenti duhet t’i ketë përfunduar të gjitha provimet nga viti paraprak, me kusht që t’i paraqes provimet e vitit vijues.
    Për paraqitjen e provimeve, më dt. 06.01.2017, SEMS do të jetë i hapur prej orës 10:00, ndërsa më dt. 13.01.2017 mbyllet në orën 16:00.

    Vërejtje: Lidhur me problemet e mundshme teknike gjatë paraqitjes së provimeve, ose të ngjashme, njoftojeni me kohë personelin e administratës.
    Afati për regjistrimin e semestrit dimëror ka përfunduar!





                                                                                                                                                                            DEKANATI


     

Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
2627282930311
23 45 678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345