Njoftim për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2016/17

     Njoftim për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2016/17 për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që i përkasin kategorisë dy e më shumë studentë të së njëjtës familje, sipas njoftimit me nr. prot. 599, dt. 06.3.2017

     

    PRIORITETET që janë përfshirë si kritere për lirim nga pagesa e semestrit janë:

    [1]   Prioritet të parë për lirim do të kenë studentët me status të rregullt në nivelin bachelor në raport me studentin qe ka status me korrespondencë në nivelin bachelor dhe me studentin e nivelit master;

    [2]   Prioritet të dytë për lirim do të kenë studentët që kanë statusin e studentit me korrespondencë në nivelin bachelor në raport me studentin e nivelit master;

    [3]   Studenti i nivelit master mund të lirohet vetëm nëse nuk ka studentë që i takojnë dy prioriteteve paraprake.

     

    DORËZIMI I KËRKESËS (kliko për ta shkarkuar) për rimbursim të mjeteve të paguara për regjistrim të semestrave përkatës të vitit akademik 2016/2017 nga studentët e Fakultetit të Filologjisë, duhet bërë nga dt. 14.06.2017 deri më 20.06.2017, prej orës: 13:00-15:00 në Zyrën për financa dhe kontabilitet (në Dekanat).

    Kërkesës t’i bashkëngjiten dokumentet si në vijim:

    - Fletëpagesa e semestrit;

    - Kopja e letërnjoftimit;

    - Kopja e ID-kartelës studentore ose indeksit; dhe

    - Kopja e kartelës së bankës (nr.  i xhirollogarisë të shihet qartë).

     

     

    Këshillë Juridike: Studentët e pakënaqur me vendimin kanë të drejtë ankese pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-faqen e UP-së. Afati i ankesave është 48 orë, përkatësisht fillon nga data 13.06.2017 deri më 15.06.2017.  Ankesa duhet të përmbajë nr. e dosjes së studentit aplikues, nivelin e studimeve dhe statusin e studentit. 

    Ankesat dorëzohen në ndërtesën e rektorati të UP-së, zyra nr. 2.

     

     

     


      LISTA E STUDENTËVE PËRFITUES DHE ATYRE TË REFUZUAR  

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
2930311234
5678 91011
12 131415 161718
19202122232425
262728293012
3456789