Njoftim nga Departamenti i Letërsisë Shqipe

     
    Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës

    Dita Botërore e Poezisë i kushtohet poetit Basri Çapriqi

    Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, organizojnë aktivitetin kulturor të pagëzuar Mesdita poetike.

    Ky aktivitet do t’i kushtohet poetit, studiuesit dhe profesorit Basri Çapriqi, i cili në muajin janar të këtij viti iku në amshim. Me këtë rast, duke e nderuar jetën dhe veprën e poetit, do të lexohen pjesë nga krijimtaria e tij letrare, si dhe poezi përkushtimi për të. Gjithashtu, studentët do t’i lexojnë krijimet e tyre.

    Takimi letrar do të mbahet më 21 mars 2018, në orën 12.00, në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë.

     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
2526272829301
2345678
910 1112131415
16171819202122
23242526272829
303112345