Njoftim me rëndësi për studentë dhe profesorë, mundësi aplikimi për grante studimore

     Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron grante për shtetasit e huaj që nuk banojnë në Itali për vitin akademik 2018-2019 me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar kulturor, shkencor dhe teknologjik, ta promovojë gjuhën dhe kulturën italiane dhe ta mbështesë sistemin ekonomik të Italisë në botë.
    Grantet ofrohen për të ndjekur studime, trajnime dhe programe kërkimore në Institutet Italiane të Arsimit të Lartë, të njohura publikisht dhe ligjërisht. Lista e këtyre institucioneve është në dispozicion në https://studyinitaly.esteri.it
    Kurset për të cilat janë dhënë grante:
    • Diplomë Master (Laurea Magistrale 2 ° ciclo)
    • Kurset e Arsimit të Lartë në Art, Muzikë dhe Vallëzim (AFAM)
    • Programet PhD
    • Hulumtime nën mbikëqyrjen akademike (Progetti in co-tutela)
    • Kurset e gjuhës dhe të kulturës italiane

    Kosova është në listën e vendeve të huaja që kanë të drejtë të aplikojnë. Lista e plotë e vendeve mund të shkarkohet nga: https://studyinitaly.esteri.it/en/call-for-procedure
    Të gjitha aplikacionet Online duhet të dorëzohen deri më 30 prill 2018 përmes platformës "Studimi në Itali".

     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
2526272829301
2345678
910 1112131415
16171819202122
23242526272829
303112345