NJOFTIM

     Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ , Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin dimëror në University of Humboldt, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    -Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor ( 1 bursë 6 mujore), Master (3 bursa 4 mujore) dhe PhD (3 bursa 4 mujore).
    Rekomandohen fuqishëm studentët e Gjuhës shqipe BA dhe MA, si dhe studentët e Gjuhësisë PhD, për shkak të prioritetit që do t’u jepet në Gjermani nga ana e univeristetit pritës, iniciator i marrëveshjes është Departamenti Gjuhës shqipe.

    Nivelet e mobilitetit për studentë:
    -Bachelor, Master, PhD (Linguistikë) (studentët duhet të jenë të regjistruar në një nga programet e Gjuhës shqipe, ose të profilit të Gjuhësisë në doktoratë, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA).

    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
    - Certifikata e notave/Transkripta
    - CV (në gjuhën angleze)
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
    - Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
    - Certifikata e gjuhës angleze
    Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i anglishtes.
    Afati për aplikim për semestrin dimëror (01.10.2017 - 15.02.2018) është: 1 maj 2017
    Pasi të plotësohet document “Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

    Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze.
    Dokumentet me titull "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
    [email protected], [email protected] dhe [email protected]

    Vetëm dokumentet e kompletuara(të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

    Për më shumë informata rreth bursave dhe konkurrimit mund ta kontaktoni në e-mail Bleranda Dragushën ose ta vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

     

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
2728 2930 3112
3 45 6 789
101112 13141516
1718 19 20212223
24252627 282930
1234567