KONFERENCA NDERKOMBETARE “PRISHTINA MEDIA DAYS”

     Raporti i gazetarisë me të vërtetën-mediat dhe ndryshimet shoqërore

    Universiteti i Prishtinës „Hasan Prishtina“

    Fakulteti i Filologjisë - Departamenti i Gazetarisë

     

     

    Prishtinë, 3-5  Maj 2017

     

    Adresa:

    Universiteti i Prishtinës, Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë, kati i II-të

    Rr. Nëna Terezë n.n. 10 000 Prishtinë

    Personat kontaktues:

    Prof.ass. Dr Sahadete Limani-Beqa; Anna Schmidt (SEEMO), Dr. Remzie Shahini–Hoxhaj

    ([email protected], [email protected]; [email protected])

    Telefoni

    +381 (0) 38 222 970; +43 1 513 39 40

     


     Tema bosht e konferencës përfshin sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mediat dhe gazetarët bashkëkohorë. Andaj, qëllimi i konferencës është të trajtohen fenomenet e reja si pasojë e zhvillimeve në fushën e teknologjisë digjitale dhe të diskutohet për atë se si këto fenomene ndikojnë në punën e gazetarëve dhe rrjedhimisht në ndryshimet shoqërore. Në fokus do të jenë edhe sfidat me të cilat po ballafaqohen gazetarët gjatë raportimit për mediat e reja duke respektuar standardet profesionale. Gjithashtu edhe tema të tjera në lidhje me tranzicionin nga mediat e vjetra në media të reja, komunikimin politik, pjesëmarrjen e qytetarëve në sferën publike dhe edukimin medial do të trajtohen nga perspektiva e raportit të gazetarisë me të vërtetën.
    Konferenca është një ngjarje mediale multidisciplinare e dedikuar për studentë, gazetarë dhe publikun e gjerë, ku akademikë, gazetarë dhe ekspertë me ndikim nga Evropa, SHBA, Azia dhe vendi do të diskutojnë, debatojnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre në këto tema. Diskutimet do të organizohen në formë panelesh të përbëra nga katër folës dhe një moderator. Folësit do të bëjnë kumtesa 10 minutëshe mbi bazën e të cilave do të zhvillohen diskutimet. Kumtesat dhe rezultatet e konferencës do të publikohen në një revistë të konferencës.
    Temat e paneleve:
    Paneli 1: Kredibiliteti gazetar dhe gazetaria si referencë e besimit politik dhe shoqëror. Çfarë po ndodh me standardet profesionale në epokën e mediave të reja?
    Paneli 2: Marrëdhënia në mes të gazetarit dhe audiencës së tij. A është i mundur një dialog i vërtetë përmes mediave digjitale?
    Paneli 3: Tranzicioni i medies në EJL, nga “të vjetra” në “të reja”- sfidat dhe strategjitë.
    Paneli 4: Aktivizëm, kliktivizëm dhe/apo sklaktivizm. A po e mbështesin apo po e degradojnë sferën publike mediat e reja?
    Paneli 5: Tiparet e komunikimit politik në epokën e mediave të reja. Me cilat sfida po ballafaqohet gazetaria për shkak të dobësive të politikës? Me cilat sfida po ballafaqohet politika për shkak të dobësive të transformimit strukturor të medias?
    Paneli 6: Bota e gazetarisë. Ballafaqimi me të kaluarën.
    Paneli 7: Televizioni publik në Evropën Juglindore. Tranzicioni i shumëfishtë, pronësia, konkurrenca dhe përmbajtja programore.
    Paneli 8. Media dhe gjeneratat e reja. Kah po shkojmë, a po edukojmë qytetarë aktivë apo virtualë. Gjeneratat e reja si publik i shënjuar i teknologjisë së mediave të reja. Nevoja për edukim medial.
    Paneli 9: Migrimi dhe integrimi përmes medias.

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
24252627 282930
1 23456 7
8 9 1011121314
15 161718192021
22232425262728
2930311234