Fituesi i Çmimit të Parë të BE-së për Gazetari Hulumtuese mbajti ligjëratë për studentët e gazetarisë

    Fituesi i Çmimit të Parë të BE-së për Gazetari Hulumtuese mbajti ligjëratë për studentët e gazetarisë  Autori i emisionit, “Zona Express”, Leonard Kerquki ka mbajtur , të hënën, një ligjëratë me studentët e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Ka folur për dokumentarin “Shtabi i Milionerëve”, me të cilin ka fituar Çmimin për gazetari hulumtuese. Ka treguar se në këtë dokumentar ka trajtuar temën se si disa politikanë dhe familjarët e tyre, prej pasluftës, janë shndërruar në milionerë.

    Kerquki ka thënë se sivjet edhe “Dosja e Shefave” dhe “Dallaveret në AKT” bashkë me “Shtabin e milionerëve” kanë qenë temat që kanë dominuar dhe secila prej tyre ka mundur të ketë vendin e parë për gazetari hulumtuese.

    Kryeredaktori i Gazetës Express ka thënë se edhe portalet janë në fundin e tranzicionit derisa ka paralajmëruar edhe fundin gazetarisë së keqe.

    Studentët kanë pyetur Kerqukin për mënyrën e financimit të Express si dhe për lajmet e rubrikës “Rozë”.

    Udhëheqësi i portalit Express ka thënë se ky portal vetëfinancohet derisa ka folur për rregullat e reja të Facebook’ut, në të cilat mediat online do të ndëshkohen nëse bëjnë lëshime .

    Pjesëmarrja e Kerqukit në Departamentin e Gazetarisë është në kuadër të debateve që do të zhvillohen edhe me udhëheqësit tjerë të mediave kryesore të Kosovës.

     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
24252627 282930
1 23456 7
8 9 1011121314
15 161718192021
22232425262728
2930311234