Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete

     Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ , Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror në University of Humboldt, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    -Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor, Master dhe PhD, gjithsej 5 bursa nga 5 muaj

    ( 2 bursa për BA, 2 bursa për MA dhe një bursë për PhD!)

    Rekomandohen fuqishëm studentët e albanologjisë ose të ballkanologjisë BA dhe MA, si dhe studentët e Gjuhësisë e Letërsisë PhD, për shkak të prioritetit që do t’u jepet në Gjermani nga ana e univeristetit pritës. Iniciator i marrëveshjes është Departamenti i Gjuhës Shqipe në Prishtinë dhe Instituti i Sllavistikës në Berlin.


    Nivelet e mobilitetit për studentë:
    -Bachelor, Master, PhD. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA).


    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
    - Certifikata e notave/Transkripta
     
    - CV (në gjuhën angleze)
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
    - Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
    - Certifikata e gjuhës angleze
     


    Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i anglishtes.

    Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 20 tetori 2017


    Pasi të  plotësohet document “
    Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. 

    Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze.
    Dokumentet me titull "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
     
    [email protected], [email protected] dhe [email protected]

    Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

    Për më shumë informata rreth bursave dhe konkurrimit mund ta kontaktoni në e-mail Bleranda Dragushën ose ta vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.


     

Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
25262728 29301
2 34 5678
9 1011 12131415
16 171819202122
23242526272829
303112345